Sot janë bërë 15 vjet nga vdekja e Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Një sëmundje e rëndë ia mori jetën në moshën 61 vjeçare.
Dr. Ibrahim Rugova lindi më 2 dhjetor të vitit 1944 në fshatin Cerrcë të komunës së Istogut. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugovën, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Me rastin e 15 vjetorit të vdekjes së tij, kryesia e LDK-së do të bëjë homazhe te varri i tij në lagjen “Velania” në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00.