12 fakte që nuk i dini për gruan më të pushtetshme të botës

 

Kancelarja Angela Merkel nuk do të jetë më kryetare e partisë më të madhe gjermane CDU. Ajo ka qenë protagoniste e politikës gjermane për 18 vjet, kurse pas dy vjetësh, kur do mbahet edhe zgjedhjet parlamentare gjermane, ajo do të tërhiqet tërësisht nga politika, shkruan foldrejt.com.

Në vijim ju sjellim 12 fakte që me gjasë nuk i keni ditur për gruan më të pushtetshme të botës.

  1. Alkool dhe cigare: Merkel ka pranuar në një intervistë të vitit 1994 se gjatë maturës fatkeqësisht është dehur me uiski qershi, kurse si ministre federale për familje dhe rininë, (vitet 90-të) ajo ka konsumuar edhe cigare. “Çdo ditë pija një paketë më cigare,” thotë Merkel që e la cigaren pas një të ftohti. Por kjo mbetet e kaluara e saj.2. Frikë nga qentë: Gjatë udhëtimit me biçikletë 1995 ajo është kafshuar nga një qen. Prej atëherë Merkel mban distancë me qentë. Vladimir Putin edhepse e dinte këtë fakt, e provokoi Merkelin me një qen Labrador, i cili qëndronte pranë takimit Merkel-Putin në Soçi janar 2007.

    3. Frikë nga kërcimi në ujë: Njëherë Merkel kishte pritur 45 minuta për të kërcyer në një pishinë. Atëkohë ajo tha se i mungon shpesh guximi, për të marrë hapa të rrezikshëm.

    4. SMS-i i saj: Merkel komunikon shpesh me SMS. Çdoherë ajo mbyl mesazhin “am”.

5. Emojis më të preferuar: Në një intervistë për “Der Spiegel” Merkel deklaroi se emojit më të preferuar të saj janë “smile”, zemra dhe një torte.

7. Filmi dhe ushqimi i preferuar: “Out of Afrika” është filmi i preferuar hollivudian i Merkel, kurse nga kohët komuniste preferonte filmin “Die Legende von Paul und Paula”. Si ushqim të preferuar ajo ka supën me patate.

8. Lulja e Merkelit: Në Singapur një lloj i orkidesë është emërtuar për nder të saj: “Dendrobium Angela Merkel”.

Merkel (CDU) riecht in Singapur an der Orchidee

 

9. Pasqyra e Merkelit: Një personalitet që ka ndikuar tepër te Merkeli është fizicientja Marie Curie. Vetë Merkel ka mbaruar shkollën e fizikës.

10. Punëtore kopshti: Merkel gjatë kohës së fëmijërisë ka punuar si kopshtare. Çdo fillim është i vështirë përpara se të jetë i lehtë.

11. E dobët në ideologji: Gjatë studimeve në Gjermaninë Lindore, si 29 vjeçare, nuk ishte e shquar në lëndën e ‘marksizëm-leninizëm’ ku nota e saj ishte vetëm ‘mjaftueshëm’. Por ama, në studimet e fizikës nota e saj ishte shkëlqyeshëm.

12. Familja e Merkelit: Ajo ka një vëlla (Marcus Kasner, lindur 1957) dhe një motër (Irene, lindur 1964). Merkeli mban mbiemrin e burrit të saj të parë, kurse në fëmijëri nga të afërmit thirrej “Kasi”./Foldrejt.com