Në magjistralen A8 afër qytetit gjerman Piding, gjatë kontrolleve rutinë të policisë është ndaluar një automjet me regjistrime gjermane por e vozitur nga një 48 vjeçar shqiptar. Bashkë me të ndodhej edhe një 26 vjeçar, poashtu shqiptar, i cili prej shtatorit 2019 ndodhej në zonën Shengen (Suedi dhe Gjermani). Ai nuk dispononte një dokument që e legjitimonte qëndrimin e tij kaq të gjatë në zonën Shengen.
Për këtë shqiptari është udhëzuar të udhëtojë drejt Shqipërisë, kurse nuk do mbetet pa u gjobitur./Foldrejt.com