100 vjetori i vdekjes së Ismail Qemalit, e përkujton Ali Ahmeti

Sot, 24 janar, është 100 vjetori i vdekjes së burrështetasit të parë shqiptarë Ismail Bej Qemali, një personalitet me vlera të veçanta, poliglot, erudit, guvernator në shumë vilajete të Perandorisë Osmane, rrjedhte nga një familja e famshme shqiptare për të shfrytëzuar më pas gjithë këtë bagazh për të shpallur pavarësinë e Shqipërisë në 28 nëntor 1912.

Lideri i shqiptarëve në Maqedoni, Ali Ahmeti, e paraqet kështu kujtimin për Ismail Qemalin:

“Pas vitit të Skënderbeut, po na vie viti i Ismail Qemalit.
100 vite mall, krenari, përkujtim. Lum ne që të patëm.
Burrështetas me plot kuptimin e fjalës, atdhetar, vizionar, idealist, i papërsëritshëm, burrë shteti!

Që nga sot, kur po bëhën 100 vjet nga shuarja e më të madhit të mëvetësisë, të gjitha aktivitet përkujtimore të këtij viti do t’i realizojmë në frymën e shënimit të 100 vjetorit të ndarjes nga jeta të plakut të urtë të Vlorës, të arkitektit të pavarësisë, Ismail Qemalit.

Lavdi e përjetshme,” shkruan Ahmeti në rrjetin social Facebook, përcjell foldrejt.com.

Si redaksi e “Foldrejt.com” ju tregojmë një kujtim të Ismail Qemalit dhe Sulltan Abdulhamidit 2, gjatë natës së faljes së teravive në Ramazan.

“Ndodhte shpesh që bashkë me Sulltanin merrnim pjese ne faljen e namazit te taravise. Ne keto raste une falesha perkashi Sulltanit, i cili e kishte zakon te na keqyrte ne fytyre dhe të na analizonte se si dukeshim. Pas faljes, Sulltani pershendeti ata qe kishin qene ne kete ceremoni e qe po dilnin, duke i thene dy fjale te rastit secilit “mos harro te lutesh per mua, kam nevoje per lutjet e tuaja,” shkruante Ismail Qemali në librin e tij me “Kujtime”./Foldrejt.com