Ganja, qyteti i dytë më i madh në Azerbajxhan, u granatua nga forcat armene dhe luftimet e ashpra vazhduan rreth rajonit të diskutueshëm Nagorno-Karabak.
“Informacioni i përhapur nga armenët në lidhje me bombardimet e pretenduara të objekteve ushtarake në Ganja është i rremë dhe provokues.”
Nga ana tjetër, rebelët në Karabak thonë se shkatërruan aeroportin ushtarak në Ganja. Ata deklarojnë se reaguan pasi Stepanakert u godit nga predha, si dhe se aeroporti i përmendur u përdor nga Azerbajxhani për të organizuar sulme ndaj zonave civile.
Një numër i madh i viktimave u raportuan në Stepanakert dhe gjithashtu u ndërpre edhe energjia elektrike. Më shumë se 220 njerëz kanë vdekur që kur filloi konflikti një javë më parë.
Ka frikë se numri i vërtetë i të vdekurve në ushtritë e të dy palëve, si dhe civilët, është shumë më i lartë, por nuk ka asnjë konfirmim zyrtar. Autobusët me civilë u panë duke u larguar nga qyteti të shtunën.