Po vazhdon procesi i vaksinimit kundër koronavirusit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë. Në këtë qendër po vaksinohen personat e grup moshës 75 deri 79 vjeç e të cilët kanë sëmundje kronike.

Për tri ditë janë vaksinuar 827 persona me sëmundje kronike. Kurse gjithsej janë vaksinuar 1 mijë e 180 të moshuar.

 

Më 28 mars Kosova i ka pranuar 24 mijë dozat e para të vaksinës kundër COVID-19. Këto doza të vaksinës AstraZenenca u dhuruan si donacion për qytetarët e Kosovës nga COVAX-i. E ata që kishin prioritet për t’u vaksinuar ishin profesionistët shëndetësorë, më pas qytetarët mbi moshën 80-vjeç dhe ata me sëmundje kronike. I pari që e mori dozën e vaksinës AstraZenenca ishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.