Studimi britanik tregon efektet pozitive nëse largoheni qoftë edhe një muaj nga alkooli

Shumë britanikë po mundohen të sfidojnë veten që gjatë muajit të parë të vitit të mos konsumojnë fare alkool. Kjo për shkak të studimeve të fundit se qoftë edhe një gotë alkool në ditë të sjell dëme shëndetësore, shkruan blick.ch. Edhe organizata “Alcohol Change” ka nisur fushatën “Dry Januar”, e cila ka për qëllim një “Britaninë të madhe pa alkool” dhe tematizon efektet e rrezikshme që sjell kjo pije.

Në fillim “Dry Januar” kishte vetëm 4000 klientë që kërkonin të pavarësoheshin nga alkooli, kurse sot janë miliona, përcjell foldrejt.com.

Çfarë ndodh me trupin në rast se ndaloni me alkoolin, qoftë edhe një muaj?

Një studim që është publikuar së fundi, tregon se edhe shmangia për një kohë të shkurtër nga alkooli sjell kthesë në shëndetin tuaj dhe atë:

-Ulje e peshës për dy kilogram
-Ulje e presionit të gjakut për pesë përqind
-Rreziku nga diabeti përmirësohet për 30 përqind
-Sistemi imunitar forcohet
-Mëlçia fillon të forcohet

Por ajo që nuk mund t’u përgjigjen akoma ekspertët është zgjatja e këtij përmirësimi – për të dëshmuar se shmangia totale nga alkooli vetëm se do ketë efekte pozitive në shëndetin tuaj.

Studimi aktual i Universitetit të Camebridge në Britaninë e Madhe thotë se edhe një gotë verë në ditë shkurton jetën tuaj.

Në rast se keni akoma probleme të mëdha “Dry Januar” ju motivon që ecja në ajër të pastër dhe lëvizja ju bëjnë mirë, poashtu kujdes me ushqimin, mundohuni të krijoni vetëbesimin që ti thoni jo-alkoolit nëpër evenimente, duke pirë pijë alternative që nuk përmbajnë alkool, bisedoni me të afërmit hapur për problemet që keni./Foldrejt.com