Pendarovski: Para pesë viteve kishte shtet njëpartiak, rrezikohet të dështojnë zgjedhjet

Kandidati për president Stevo Pendarovski ka dhënë një intervistë për median e Vaduzit, tagblatt.lu, ku ka folur për tema të ndryshme politike.

“Përpara pesë vitesh ishte në kulm regjimi autoritar i kryeministrit Nikola Gruevski. Atëkohë demokracia ishte mjaft larg, kurse shteti ishte thuajse njëpartiak,” tha fillimisht Pendarovski në pyetjen se pse garon përsëri kundër OBRM, kur para pesë vitesh humbi zgjedhjet ndaj kandidatit Gjorgje Ivanov.

Më tej Pendarovski tha se përkundër kandidates së tanishme Gordana Siljanovska, ai është për një koncept të “një shoqërie për të gjithë – mbi etnitë, religjionet dhe linjat politike.” Sipas tij, përveç politikës populliste dhe korruptive, regjimi i Gruevskit ishte edhe etno-nacionalist, përcjell foldrejt.com.

Dështimi i raundit të dytë, sjell Xhaferin në krye të shtetit

Përshtypje medias gjermanofone i ka bërë edhe raundi i dytë, ku rrezikohet të dalin mbi 40 përqind të votuesve. Sipas Pendarovskit, vërtet kjo rrezikohet, pasi “400 mijë nga 1.8 milion shtetas të Maqedonisë Veriore janë larguar”.

Për të qenë të vlefshme zgjedhjet në raundin e dytë duhet të votojnë rreth 723 mijë persona. Në rast se opozita (ose shqiptarët) bojkoton zgjedhjet, atëherë sipas Kushtetutës, kryeparlamentari Talat Xhaferi ushtron detyrën e presidentit, derisa të organizohen zgjedhje të reja, informon foldrejt.com.

President edhe i të varfërve, di të jem i pavarur dhe mbi partitë

Në vijim Pendarovski ka theksuar se Maqedonia Veriore ka përmirësuar marrëdhëniet me Bullgarinë dhe Greqinë, kurse poashtu ka votuar ligjin e gjuhëve, që është një “dosie e mirë për BE”, megjithatë nëse në zgjedhjet e përgjithshme europiane në maj fitojnë euro-skeptikët, atëherë vështirësohet rruga europiane.

Në fund Pendarovski përgjigjet se çfarë presidenti do ishte ai, sikur ti fitonte zgjedhjet.

“Unë jam pa parti, ku edhe pas zgjedhjeve nuk do jem skllav i tyre. Njerëzit e dinë se unë kam qenë çdoherë i pavarar – dhe kështu do jem edhe kur të bëhem president. Do jem president i të gjithë etnive, religjioneve, partive dhe të gjithë atyre që kanë më pak vëmendje – të varfërve,” e përmbylli Pendarovski./Foldrejt.com