Kandidati presidencial Stevo Pendarovski sot ka ftuar qytetarët që në ditën e zgjedhjeve të dalin sa më masovikisht, sepse, siç tha ai, këto zgjedhje janë historike për shtetin.
“Koncepti ynë është të ecim bashkë përpara, pa dallim përkatësie etnike dhe fetare. Ligji për gjuhët është obligim nga Marrëveshja e Ohrit. Kanë mbaruar kohërat kur dikush ishte pronar, ndërsa tjetri qiragji. Prandaj ne duam të ecim përpara, ndërsa kjo nënkupton ndalimin e migrimit masovik i cili po ndodh në rajon”, ka deklaruar Pendarovski gjatë vizitës ne Dibër.
Sipas tij, fitorja e kandidates së VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska do të thotë se në pushtet do të mbetet akoma kryetari aktual Ivanov.
“Ju e dini shumë mirë se çka na solli politika e Ivanov”, ka potencuar Pendarovski . Ai ka shtuar se fitorja e Mickovskit do te thotë fitore për Gruevskin. /Telegrafi.mk/