Macron shpall Emergjencën Kombëtare, zjarrfikësit të pashpresë: Ferri nuk mund të ndalet!

Simboli i Parisit u dogj sot në 15 prill nga një zjarr akoma i paqartë, informon foldrejt.com.

Ndërsa një zëdhënës i katedrales theksoi: “Gjithçka po digjet, nuk do të mbesë asgjë nga korniza e saj”, para pak çastesh ekipi i zjarrfikësve nga kisha më e vjetër e Parisit Notre Dame, bënë me dije se kanë mbetur disa pjesë të saj pa u djegur.

Ndërkohë, presidenti francez, Emannuel Macron shpalli edhe gjendjen e Emergjencës Kombëtare për këtë ngjarje të rëndë, ndërsa prej disa orësh ndodhet pranë objektit që po digjet.

“Notre-Dame e Parisit është përfshirë nga flakët. Emocioni i një kombi të tërë, Mendimi i të gjithë katolikëve dhe francezëve. Si të gjithë bashkë-kombasit e mi, jam i trishtuar këtë mbrëmje teksa shoh të digjet këtë pjesë tonën’, tha presidenti francez për mediat.

Në orët e vona, reagoi edhe Vatikani, që shprehu keqardhje dhe dëshpërim për ngjarjen e rëndë të ndodhur në kryeqytetin francez, me djegien e një objekti identifikues të tij.