Kushdo që aplikon në programin “100 fshatrat” do të bashkëfinancohet nga qeveria

Nëse keni në plan për të aplikuar për programin “100 fshatrat” do të bashkëfinancohet nga qeveria.

Kështu tha sot Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Roshnik të Beratit, ku vizitoi një pikë agroturistike që përbën një shembull konkret në kuadrin e Programit “100 fshatrat”, ku starton agroturizmi i parë dhe do të vijojnë investime të tjera në agroturizëm e trashëgimi kulturore.

“Ne kemi krijuar mundësi që ata mund ta kthejnë shtëpinë e tyre në një mekanizëm ekonomik duke e kthyer në pikë mikpritje, për të cilën qeveria të jep kontributin në dorë. Këtu është shembulli konkret që 80 mijë dollarë ne i kemi dhënë si bashkëfinancim për të bërë gjithë këtë transformim të madh dhe jo si kredi, por si dhuratë në mbështetje të një projekti. Janë 10 milionë që janë në dispozicion të programit ‘100 fshatrat’ të vendosura për ta që kanë ide dhe projekte për t’u zhvilluar dhe duan të bëhen pjesë e këtij procesi, kur flasim për start up dhe itinerare turistike”, tha Rama.

ERTV Live😊: Roshnik, Berat – Një shembull konkret në kuadrin e Programit 100 FSHATRA, ku starton agroturizmi i parë dhe do të vijojnë investime të tjera në agroturizëm e trashëgimi kulturore🤝 #përShqipërinëQëDuam#eGjithëVëmendjaPërNjerëzit

Posted by Edi Rama on Friday, February 1, 2019