Hölzl me biçikletë pa gjithë brigjet e Europës: Larg steriotipeve, shqiptarët banorët më të mirë që kam takuar

 

Hölzl gjatë viteve 2000-a pësoi aksident me një paragliding, kurse pak sa mori veten i vdiq vëllai nga kanceri. Prej 2004 qetësinë e gjen përmes çiklizmit, përcjell foldrejt.com.

Në 2014 filloi turat për të parë bregdetin nga veriu deri në Gjibraltar. Gjatë udhëtimit as nuk i shkoi mendja të flejë në ndonjë hotel, pasi gjëja më e mrekullueshme për të ishte zgjimi në natyrë nga kënga e zogjve. Pasi pa të gjitha vendet, më i impresionuar mbeti nga Shqipëria dhe shqiptarët.

 

 

Kuptova të vërtetën për shqiptarët

Si shumica e të huajve, edhe ai kishte menduar se Shqipëria është një vend ku banorët e saj vuajnë nga varfëria. Por ndryshe mendon tani, pasi e preku nga afër.

“Megjithatë, Shqipëria ishte krejt rast tjetër,” shton më tutje sportisti. “Ishin njerëzit më të mirë të mundshëm, që kam takuar në ndonjë udhëtim timin,” tha ai që ka prekur çdo bregdet të Europës.

Pavarësisht se pensionist, tashmë çiklisti austriak mendon që të kryejë një udhëtim drejt Amerikës./Foldrejt.com